Juventusi barazon rezultatin 12 minuta parafundit kundër Torinos

Juventusi barazon rezultatin 12 minuta parafundit kundër Torinos

Sport December 05, 2020 - 19:38

Juventusi është rikthyer në lojë duke e barazuar rezultatin kundër rivalit lokal Torinos, shkruan “Zeri.info”.

Është McKennie që ka shënuar për “Biankonerët” në minutën e 78-të të takimit duke e barazuar rezultatin në 1:1.

Torino kishte kaluar në avantazh qysh në minutën e nëntë të ballafaqimit.

Kujtojmë se i ftuar në këtë takim për mysafirët është edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda që ishte i infektuar me koronavirus. /Zeri.info

VIDEO