Notat e lojtarëve: Sevilla 0:1 Real Madrid, shkëlqen Vazquez

Notat e lojtarëve: Sevilla 0:1 Real Madrid, shkëlqen Vazquez

Sport December 05, 2020 - 19:29

Real Madridi ka arritur fitore minimale 0:1 ndaj Sevillës në përballjen e javës së 12-të në elitën e futbollit spanjoll, shkruan “Zeri.info”.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 55-të me autor brazilianin, Vinicius.

Sajti “Whoscored.com” ka publikuar notat e lojtarëve të këtij ballafaqimi të luajtur në “Sanchez Pizjuan”.

Lojtari më i vlerësuar të kampionët spanjoll ishte Vazquez që mori notën 7.6.

Figura “tragjike” e Sevillës në këtë takimi ishte “gardiani” Bounou që u vlerësua me notën më të ulët 5.9.

Image

Me këto tre pikë, kampionët e Spanjës janë në vendin e katërt me 17 pikë, ndërkaq Sevilla renditet një pozitë më poshtë me 16 sosh.

Real Madridi ndeshjen e radhës e luan në shtëpi dhe e pret rivalin e përbetuar lokal, Atletiko Madridin. /Zeri.info