Katër gola të shënuar, mbyllen 45 minutat e para të derbit të javës në mes Bayern Munich dhe Leipzig

Katër gola të shënuar, mbyllen 45 minutat e para të derbit të javës në mes Bayern Munich dhe Leipzig

Sport December 05, 2020 - 19:19

Para pak çastesh është mbyllur pjesa e parë në derbin e javës në Gjermani mes Bayern Munich dhe Leipzig, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 2:2.

Mysafirët ishin të parët në epërsi në minutën e 19-të, e më pas “bavarezët” përmbysën rezultatin në 2:1 për pesë minuta.

Por, Leipzig u rikthye në lojë duke e barazuar rezultatin vetëm dy minuta më vonë.

Një nga golashënuesit e Bayernit është edhe 17-vjeçari, Jamal Musiala që fillimisht u inkuadrua në minutën e 25-të e më pas realizoi një super-gol në minutën e 30-të. /Zeri.info

Ky ishte goli i shënuar nga Musiala: