Mbyllet pjesa e parë me rezultat befasues në derbin lokal Juventus – Torino

Mbyllet pjesa e parë me rezultat befasues në derbin lokal Juventus – Torino

Sport December 05, 2020 - 18:51

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin lokal ndërmjet Juventusit dhe Torinos, e vlefshme për javën e dhjetë kampionale, raporton “Zeri.info”.

Torino që nuk po kalon formë të mirë këtë edicion, është në epërsi minimale 0:1 ndaj Juventusit në fraksionin e parë.

Autori i golit të vetëm në këtë pjesë ishte Nicolas N’Koulou që realizoi pas nëntë minutave të parë.

“Zonja e Vjetër” i ka dominuar 45 minutat e para në statistika, por kjo nuk i ka mjaftuar të shkojë në pushim me barazim.

Kujtojmë se pjesë e skuadrës së Torinos është edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda që është në stol. /Zeri.info