Myrto Uzuni në formë jetësore, shënon tre minuta pas inkuadrimit për Ferencvarosin në Hungari

Myrto Uzuni në formë jetësore, shënon tre minuta pas inkuadrimit për Ferencvarosin në Hungari

Sport December 05, 2020 - 18:46

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni po tregon edhe njëherë se është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, shkruan “Zeri.info”.

Uzuni është inkuadruar në minutën e 64-të në takimin që po zhvillohet mes DVTK dhe Ferencvaros në elitën e futbollit hungarez.

Lojtari “kuqezi” pas tre minutave që hyri në lojë, realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, në përballjen e javës së 13-të.

Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 88-të dhe rezultati është 1:3 për Ferencvarosin. /Zeri.info

VIDEO