Pësuan gjashtë gola për dy ndeshje, Gjilani nuk është më me mbrojtjen më të mirë në Superligë

Pësuan gjashtë gola për dy ndeshje, Gjilani nuk është më me mbrojtjen më të mirë në Superligë

Sport December 05, 2020 - 18:30

Skuadra e SC Gjilanit ka pësuar humbje në Mitrovicë përballë Trepçës ’89, raporton “Zeri.info”.

“Xehtarët” arkëtuan tre pikë fal fitores 3:0 ndaj “kuqebardhëve” në javën e 16-të në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi nga Anamorava në 13 ndeshje kishte pranuar vetëm gjashtë gola, por në dy takimet e fundit ndaj Dritës dhe Trepçës ’89 pësuan gjashtë të tjerë dhe kjo bëri që të humbin primatin e mbrojtjes më të mirë.

Mbrojtja më e mirë tani është ajo e FC Prishtinës dhe Dritës që kanë nga 10 gola të pranuar.

Momentalisht Gjilani është në pozitën e katërt në tabelë dhe ka grumbulluar 23 pikë dhe ndodhet larg vendit të parë 12 pikë. /Zeri.info

Image