Manchester City nuk lejon befasi, triumfon me rezultat të pastër ndaj Fulhamit

Manchester City nuk lejon befasi, triumfon me rezultat të pastër ndaj Fulhamit

Sport December 05, 2020 - 17:54

Manchester City ka shënuar fitore të pastër ndaj skuadrës londineze, Fulham, shkruan “Zeri.info”.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri, Pep Guardiola mposhtën mysafirët me rezultat 2:0, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Premierligën angleze.

Në mintuën e pestë të takimit, Sterling hapi llogarinë e golave pas asistimit të belgut, Kevin de Bruyne.

Ky i fundit realizoi në minutën e 26-të nga pika e bardhë e penalltisë për ta dyfishuar epërsinë.

Gola në pjesën tjetër të lojës nuk pati dhe kështu “Qytetarët” arkëtuan tre pikë të rëndësishme.

Ish-kampionët e Anglisë ndodhen ne vendin e katërt në tabelë me 18 pikë të grumbulluara.

Fulhami zë vendin e 17-të me vetëm shtatë pikë. /Zeri.info