Kosova, gati për Kampionatin Evropian në boks

Kosova, gati për Kampionatin Evropian në boks

Sport November 23, 2020 - 15:53
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në boks sot ka udhëtuar drejt Bullgarisë, aty ku do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për juniorë, shkruan “Zeri.info”.

Kosova do të prezantohet në këtë eveniment me dy boksierët, Dalmat Salihaj dhe Alnera Brahimi, derisa me boksierët udhëtojnë edhe Besim Brahimi përzgjedhës dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

“Ekipi i Kombëtares së Kosovës për junior sot udhëtoi në Kampionatin Evropian që mbahet me 23 nëntor - 03 dhjetor 2020 në Sofje (Bullgari)
Ekipi përfaqësohet nga: 57 kg Dalmat Salihaj dhe 70 kg Alnera Brahimi, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë”, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës. /Zeri.infoImage