Cristiano Ronaldo është lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A

Cristiano Ronaldo është lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A

Sport October 30, 2020 - 23:11

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në elitën e futbollit italian, shkruan “Zeri.info”.

Fituesi i pesë herë i Topit të Artë ka shënuar 55 gola në kampionatin italian që kur bëri një kalim prej 100 milion euro te Juventus nga Real Madridi në vitin 2018.

Por, Ronaldo së shpejti do të jetë 36-vjeçar dhe vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm në listën e fundit nga “Transfer Markt”.

Ylli portugez ulet në pozitën e nëntë me një vlerë tregu prej 54 milion euro, e njëjta shifër e dhënë për shokun e skuadrës Arthur Melo, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij.

Ronaldo është lojtari i tretë më i renditur i “Zonjës së Vjetër”, me Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt në pozitën e dytë dhe të tretë që janë vlerësuar në 72 milion dhe 63 milion.

Por, është sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku i cili ka vlerën më të lartë të tregut nga të gjithë lojtarët në Serie A.

Belgu vlerësohet në 76 milion £ pasi e ringjalli veten në San Siro.

Pas lëvizjes së tij nga Manchester United edicionin e kaluar, ka shënuar një total prej 41 golash në 57 paraqitje për “Nerazzurrët” dhe tani është ndër sulmuesit më të mirë në futbollin botëror pas një periudhe provuese. /Zeri.info