![Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha eliminohen nga Grand Slami i Hungarisë](/uploads/zeri.info/images/2020/October/23/auto_kosovau19-stervitje1603447153.jpg)
Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha eliminohen nga Grand Slami i Hungarisë
Sport
October 23, 2020 - 11:59
Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha janë eliminuar nga Grand Slami që po mbahet në Hungari.
Xhudistet nga Kosova kanë garuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan "Zeri.info".
Në përballjen e parë, Hoxha fitoi kundër portugezes Wilsa Gomes, por në ndeshjen e dytë u mposhtë nga kanadezja Jessica Klimkait.
Nga ana tjetër, Gjakova ndeshjen e parë e kaloi pa luftë.
Kurse, në përballjen e dytë pësoi humbje nga francezja Helene Receveaux. /Zeri.info