Debat i nxehtë, Munishi Zymberit: Mos u bëj arrogant, ti ke qenë një refer volejbolli

Debat i nxehtë, Munishi Zymberit: Mos u bëj arrogant, ti ke qenë një refer volejbolli

Sport October 19, 2020 - 23:15
Lajmet e fundit nga sporti

Gjashtë javët e para të Superligës së Kosovës në futboll ndonëse sollën disa rezultatet befasuese, gjithsesi janë të mjaftueshme për të ofruar një pasqyrë reale sesi mund të duket vazhdimi i këtij edicioni, shkruan “Zeril.info”.

Njohësit e futbollit këtë kampionat po e cilësojnë tejet interesant dhe joshës, derisa presin edhe shumë befasi.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në emisionin “Kampionët” në Kanal10, ka folur për derbin e madh Drita – Gjilani derisa nuk e ka pritur shumë mirë një koment të drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi kur ka thënë se Dritën kanë mundur ta shohin në televizor në garat ndërkombëtare.

Munishi po thoshte se skuadra e tij mund të vrapojë dhe të luaj si e barabartë kundër skuadrave në Champions e Europa Ligë, kur Valon Zyberi ndërhyri dhe e pyeti trajnerin se a i ka shikuar lojët e kampionit

“Mos u bë arrogant, pasi unë jam dikushi në futboll. Unë hyra në googel dhe ti kishe qenë vetëm një refer volejbolli. Fol për të mirën e futbollit e jo me arrogancë. Je drejtor i klubit dhe nuk je tifoz, fol si drejtor e jo si tifozë. Mbaje vetën”, i është drejtuar Munishi drejtorit të Dritës, Valon Zymberi i cili më herët nuk u pajtua me disa komente të Munishit, në raport me Dritën duke thënë se “Munishit i ka dal boja kur po flet për Dritën”. /Zeri.info