Arbëria debuton me fitore në Superligë, e mposhtë Trepçën'89 në 'Riza Lushta'

Arbëria debuton me fitore në Superligë, e mposhtë Trepçën'89 në 'Riza Lushta'

Sport September 18, 2020 - 17:58

Arbëria e Dobrajës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Lipjani që ka debutuar këtë vit në elitën e futbollit kosovar, është përballur sot me Trepçën'89, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, Arbëria e Dobrajës ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Image

Kreshnik Bahtiri (18) dhe Agon Llugiqi në minutën e 76-të i shënuan golat e fitores për skuadrën e Arbnor Morinës.

Ndryshe, nesër në program janë dy ndeshje dhe pastaj të dielën zhvillohet edhe një ndeshje tjetër.

Kujtojmë se pas shumë polemikave dhe paqartësive, edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi sot me ndeshjen e lartëpërmendur. /Zeri.info