Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Turqi

Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Turqi

Sport September 18, 2020 - 17:46

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në beach vollej (meshkujt), ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Dyshja Endi Zejna dhe Edon Ibrahimi mposhtën Turqinë 2:0 në sete. Falë kësaj fitore, ata u kualifikuan në 24 më të mirat e Evropës, përcjell "Zeri.info".

Djemtë paraprakisht ishin mposhtur nga Lituania dhe Sllovenia.

Ndërkohë, fazën e grupit e kanë kaluar edhe femrat, që kanë shënuar një fitore ndaj Izraelit dhe një humbje ndaj Spanjës. /Zeri.info