Kosova synon fitore kundër Estonisë në 'Fadil Vokrri': Formacionet zyrtare

Kosova synon fitore kundër Estonisë në 'Fadil Vokrri': Formacionet zyrtare

Sport September 18, 2020 - 17:35

Kosova do të përballet sonte me Estoninë në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2022".

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, vashat e Afërdita Fazlijës do të përballen me Estoninë në "Fadil Vokrri", në Prishtinë, raporton "Zeri.info".

Një orë para fillimit të ndeshjes, përzgjedhësit e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu, Memeti.

Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik, Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassova. /Zeri.info