Zyrtare: Higuain largohet nga Juventusi, transferohet në Inter Miami

Zyrtare: Higuain largohet nga Juventusi, transferohet në Inter Miami

Sport September 18, 2020 - 16:47

Gonzalo Higuain edhe zyrtarisht i është bashkuar Inter Miamit në MLS nga Juventusi.

Sulmuesi argjentinas u zyrtarizua si sulmues i ri i klubit amerikan, shkruan "Zeri.info".

Ai dëshiron të kontribuojë te skuadra e tij e re për t'i arritur synimet.

"Fillimisht, dua ta falënderoj Inter Miamin për transferimin tim. Jam i sigurtë se do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme në jetën time", tha Higuain.

"Kjo është ajo që po kërkoja, një eksperiencë të re në një kampionat të ri", tregoi ai.

"Jam i lumtur që jam këtu dhe gjithçka është bërë zyrtare", shtoi Higuain. /Zeri.info