Edvin Kuç do t’i huazohet Gjilanit për ndeshjet e garave evropiane

Edvin Kuç do t’i huazohet Gjilanit për ndeshjet e garave evropiane

Sport August 11, 2020 - 09:50
Lajmet e fundit nga sporti

Ballkani pritet ta huazojë mesfushorin Edvin Kuç te Gjilani për ndeshjet e garave evropiane, shkruan “Zeri.info”.

Burime të “Zeri.info" mësojnë se mesfushori malazez nga Rozhaja do t'i bashkohet Gjilanit në huazim.

Momentalisht, ai ndodhet në Mal të Zi, por do të vije pas dy ditësh në Kosovë.

Ai pritet të jetë futbollisti i dytë i Ballkanit që do të huazohet te klubi gjilanas, derisa në ditën e djeshme u raportuar se një gjë e tillë do të ndodhë edhe me Arbër Prekazin.

LEXO EDHE: Ballkani ia bën 'një të mirë' Gjilanit, ia huazon Arbër Prekazin për ndeshjet ndërkombëtare

Gjilani do të luajë ndaj skuadrës Tre Penne në raundin preliminar të Ligës së Evropës.

Kurse, në rast të kualifikimit tutje, ekipi i Gentian Mezanit do të ketë punë me APOEL-in e Qipros./Zëri