Ballkani ia bën 'një të mirë' Gjilanit, ia huazon Arbër Prekazin për ndeshjet ndërkombëtare

Ballkani ia bën 'një të mirë' Gjilanit, ia huazon Arbër Prekazin për ndeshjet ndërkombëtare

Sport August 10, 2020 - 20:59

Arbër Prekazi pritet që të luajë për skuadrën e Gjilanit në garat ndërkombëtare.

Gazeta Sheshi raporton që futbollisti tashmë ka zbarkuar në Gjilan për t’iu bashkuar skuadrës bardhekuqe.

Ballkani duket që ka hasur në mirëkuptim, duke liruar një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës për Gjilanin.

Dy klubet kanë krijuar raporte shumë të mira sidomos gjatë kohëve të fundit, ani pse ishte Gjilani që la Ballkanin pa pozitë të dytë, duke e rrëmbyer atë për të siguruar Evropën.

Kujtojmë që oferta të tilla ka pasur edhe për futbollistët e Feronikelit, por klubi nga Drenasi nuk i kishte liruar ata.