Dilema e madhe e Zidanes para ndeshjes kundër Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Dilema e madhe e Zidanes para ndeshjes kundër Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Sport August 03, 2020 - 17:52

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke u përballur me një dilemë të madhe në seleksionimin e futbollistëve para sfidës me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve më 7 gusht.

"Los Blancos" e mbyllën edicionin në La Liga si kampion duke u rikthyer nga pandemia me 11 fitore radhazi duke e mposhtur Barcelonën në garën për titull, shkruan "Zeri.info".

Rotacionet ishin të pakta nga Zidane në La Liga, derisa lojtarët kryesor si Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Casemiro dhe Karim Benzema kanë luajtur vazhdimisht.

Por, sipas "Diario AS", Zidane e ka një dilemë para ndeshjes me Manchester Cityn.

Ferland Mendy mund ta zëvendësojë Marcelon, pasi braziliani është duke u rikuperuar nga lëndimi, derisa Eden Hazard pritet t'i bëjë partneritet Benzemas në sulm.

Në mesfushë do të jetë treshja e zakonshme e përbërë nga Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Kështu, një vend në mesfushë është në pikëpyetje për Iscon, Marco Asension dhe Federico Valverden. /Zeri.info