Mike Tyson tregon se si i kishte rrahur shtatë prostituta në një dhomë hoteli

Mike Tyson tregon se si i kishte rrahur shtatë prostituta në një dhomë hoteli

Sport August 03, 2020 - 17:41

Mike Tyson, njëri prej boksierëve më të mirë në histori, ka kujtuar momentet më të errëta të jetës së tij.

Kur ai ishte në kulmin e famës së tij, Tyson kishte problem me kokainën, prostitutat, alkoolin dhe vese tjera, shkruan "Zeri.info".

Derisa përgatitej për ndeshjen me Roy Jones më 12 shtator, Tyson ka zbuluar një moment interesant të jetës së tij.

"Unë kam qenë në një dhomë hoteli dhe nuk kam dashur të jem vetëm. Isha me shtatë femra dhe aty kishte alkool, kokainë, morfinë, viagra, marihuanë dhe konjak", ka thënë Tyson.

"Gjithçka po më errësohej. Mendova se ato po më vidhnin. Fillova t'i rrah dhe kjo ishte e frikshme, tani jam i pastër, nuk kam përdorur kokainë që tri vite", shtoi ai. /Zeri.info