Vazhdojnë bisedimet Inter - Man United për Alexis Sanchezin

Vazhdojnë bisedimet Inter - Man United për Alexis Sanchezin

Sport August 03, 2020 - 17:08

Interi e ka ftuar Alexis Sanchezin për ndeshjen ndaj Getafes në Ligën e Evropës, derisa klubi po i vazhdon bisedimet me Manchester Unitedin për blerjen permanente të lojtarit.

Sanchez e ka kaluar edicionin që lamë pas tek Interi në huazim, pasi që 31-vjeçari nuk ishte përshtatur në sistemin e lojës së Ole Gunnar Solskjaer, shkruan "Zeri.info".

Tashmë huazimi i Sanchezit tek Interi ka skaduar, derisa palët po punojnë për transferimin e kilianit në Itali në baza permanente.

Sanchez do të luajë në sfidën e së mërkurës ndaj Getafes, por një marrëveshjeve mes klubeve duhet të arrihet sa më parë.

Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë Sanchez nuk mund të paraqitet për Interin në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni në Ligën e Evropës. /Zeri.info