Në Ligën e Kampionëve, Drita mund të përballet me gjigantin skocez, Celtic

Në Ligën e Kampionëve, Drita mund të përballet me gjigantin skocez, Celtic

Sport August 03, 2020 - 16:43

Gjiganti skocez, Celtic mund të përballet me kampionin e Kosovës, Dritën në fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Edicioni i ri në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Zvicër, në një miniturne prej katër skuadrave, duke filluar nga dy gjysmëfinale dhe një finale, raporton "Zeri.info".

Në dy gjysmëfinalet e para takohen Drita dhe Inter d'Eescaledes dhe SP Tre Fiori me Linfieldin, teksa fituesit e këtyre ndeshjeve takohen në finale.

Fituesi i këtij turneu do të kualifikohet direkt në fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sipas "Heraldscotland", Celtic mund të përballet me fituesin e këtij turneu, e që mund të jetë Drita, varësisht prej ecurisë së skuadrës së Ardian Nuhiut. /Zeri.info

Image