Zyrtare: Gentrit Dumani ndahet me Flamurtarin

Zyrtare: Gentrit Dumani ndahet me Flamurtarin

Sport August 03, 2020 - 16:16

Gentrit Dumani i ka dhënë fund aventurës dyvjeçare me klubin nga Prishtina, Flamurtari.

Mbrojtësi kosovar e ka bërë me dije këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", raporton "Zeri.info".

Në mes të tjerash, Dumani shpreson që Flamurtari të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Postimi i plotë i Dumanit:

"Prej sot nuk jom pjes e KF Flamurtarit
Falenderoj kryetarin e klubit Imer ademi per korrektsin falenderoj trenerat bashklojtart
Uroj qe Flamurtari te kthehet aty ku e ka vendin nsuperlig
Kom kalu dy vitet mat mira ne karier respekt nga zemra per kit klub me tradit e suksese
". /Zeri.info