Pas shumë skandaleve, arrestimeve dhe lirimit nga burgu, futbollisti boshnjak mbetet pa skuadër

Pas shumë skandaleve, arrestimeve dhe lirimit nga burgu, futbollisti boshnjak mbetet pa skuadër

Sport August 03, 2020 - 16:09

Ognjen Vranjes, një ish-futbollist i Anderlecht dhe ish-reprezentues i Bosnje e Hercegovinës, i cili u arrestua kohëve të fundit për një pjesëmarrje në një krim, u përball me një problem të ri pas lirimit nga burgu.

Pas të gjitha ndodhive në jetën e tij, kryesisht jashtë fushës së futbollit, askush nuk është i interesuar për shërbimet e tij, shkruan "Zeri.info".

Derisa dukej se ai do të rikthehej te klubi grek, AEK Athina, gjërat u ndërlikuan.

Anderlecht nuk dëshiron ta lë Vranjesin të largohet pa kompensim - një milion euro.

Nga ana tjetër, klubi nga Athina e do transferimin e tij, por nuk dëshiron të paguajë asnjë qindarkë. 

Ndryshe, Vranjes ka qenë i përfshirë në një përleshje masive në qendër të Banja Lukës, derisa edhe vëllazërit e tij ishin arrestuar. /Zeri.info