Williani refuzon ofertën e re të Chelseas

Williani refuzon ofertën e re të Chelseas

Sport August 03, 2020 - 15:00
Lajmet e fundit nga sporti

Willian ka refuzuar sërish një ofertë të Chelseas për rinovimin dyvjeçar të kontratës me klubin londinez, transmeton “Zëri.info”.

31-vjeçari ende dëshiron të luajë me “Të Kaltrit” në atë që mund të jetë ndeshja e fundit të sezonit, derisa anglezët do të tentojnë të rikthehen nga disavantazhi prej 3:0 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Willian mungoi ndaj Arsenalit në finalen e Kupës FA të dielën për shkak të një lëndimi, derisa shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bayernit.

Raportohet se pesë klube kanë bërë oferta në drejtim të brazilianit.

Por ai dëshiron që të mos nxitohet në vendimin e tij të radhës. /Zëri