Toure: Van Dijku ka një dobësi

Toure: Van Dijku ka një dobësi

Sport August 03, 2020 - 14:49
Lajmet e fundit nga sporti

Virgil van Dijku ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme që prej transferimit te Liverpooli, por ish-mbrojtësi i “Të Kuqve”, Kolo Toure, mendon se sulmuesit mund t’i shkaktojnë më shumë probleme atij në situatat një kundër një, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi holandez iu bashkua Liverpoolit nga Southamptoni në janar të 2018-ës.

Ai ndihmoi klubin drejt trofeut të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar dhe titullit të Premierligës gjatë këtij sezoni.

“Ai është një lojtar i pabesueshëm. Ai është një top-lojtar. Ai ka shpejtësi, gjatësi, ai mund të kërcejë. Ai ka teknikë. Ai mund ta ndryshojë lojën me pasimet e tij të gjata. Ai ka gjithçka”, u shpreh Toure.

“Nuk kam parë shumë lojtarë duke e sfiduar një kundër një. Për mendimin tim, kjo është dobësia e tij. Ai është shumë i gjatë dhe nëse e sulmon me të vërtetë atë me top, ai mund ta vuajë, por ai është shumë i zgjuar”, shtoi ish-mbrojtësi i Bregut të Fildishtë. /Zëri