Berisha nuk pritet të rikthehet gjatë këtij edicioni

Berisha nuk pritet të rikthehet gjatë këtij edicioni

Sport July 01, 2020 - 19:37
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i SPAL-it, Etrit Berisha, nuk pritet të rikthehet në fushë gjatë këtij edicioni, transmeton “Zeri.info”.

Mediet italiane shkruajnë se shërimi i tij nga lëndimi gjatë këtij edicioni duket i vështirë.

Reprezentuesi i Shqipërisë kishte pësuar një frakturë në dorën e tij të djathtë.

Etrit Berisha është produkt i futbollit kosovar.

Ai e ka nisur karrierën te 2 Korriku i Prishtinës për t'u transferuar më pas në Suedi te Kalmari.

Prishtinasi 31-vjeçar para se të transferohej te SPAL ka qenë pjesë e Atalantas dhe Lazios. /Zeri.info