Zyrtare: Emin Bajrami zyrtarizohet trajner te klubi që u formua rishtas

Zyrtare: Emin Bajrami zyrtarizohet trajner te klubi që u formua rishtas

Sport July 01, 2020 - 19:17
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri Emin Bajrami është zyrtarizuar sot si “timonier” i skuadrës Shkëndija nga Hajvalia, raporton Zeri.info.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi i paralagjes së Prishtinës.

Klubi i Futbollit Shkëndija nga Hajvalia i formuar në vitin 2017 deri më tani ka operuar vetëm si shkollë të futbollit, ndërsa nga ky edicion do të jetë pjesë e garave me të gjitha grupmoshat, përfshirë ekipin e parë.

Image

KF Shkëndija, tashmë ka siguruar mbështetjen e korporatës M-Technologie (pjesë e Mabetex Group) e cila do të jetë sponsor i klubit në projektin e ri.

Shkëndija në edicionin e ardhshëm do t'i nis garat nga Liga e Dytë.

Krahas këtij ekipi, në fshatin Hajvali që ndodhet afër Prishtinës është themeluar edhe klubi Hajvalia 2020 që drejtohet nga këngëtari Mehedin Përgjegjaj i njohur si “Meda”. /Zeri.info