Zyrtare: Nazmi Rama emërohet trajner i ekipit kosovar

Zyrtare: Nazmi Rama emërohet trajner i ekipit kosovar

Sport July 01, 2020 - 19:10
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi futbollistik Istogu njofton se nga sot kryetrajner i ri i klubit është emëruar Nazmi Rama.

Istogu ka arritur marrëveshje 1-vjeçare me trajnerin Rama, me mundësi vazhdimi, njofton faqja zyrtare e klubit, përcjell “Zeri.info”.

Nazmi Rama është i njour për sportdashësit istogas, pasi që në sezonin 2014-2015 ishte trajner i Istogut, kur Istogu bënte gara në Superligën e Kosovës.

Në sezonin 2014-2015, Nazmi Rama ishte në krye të Istogut, dhe në atë sezon klubi kishte arritur rezultate të mira, pasi që në fund kishte arritur që ta siguronte mbijetesën në Superligë.

Nazmi Rama do të jetë kryetrajner i skuadrës, ndihmësit e tij do të jenë: Hysni Kabashi dhe Mehdi Ariaj, ndërsa trajner i portierëve do të jetë Kemajl Saliagic.

Istogu garon në Ligën e Dytë të Kosovës.

Rama në karrierën e tjj e ka drejtuar edhe Trepçën dhe Dukagjinin derisa është pjesë e stafit të përzgjedhësit Ramiz Krasniqi te Kosova U-19. /Zeri.info