Huqje totale e mediumit italian, Milot Rashicës i referohen si boshnjak

Huqje totale e mediumit italian, Milot Rashicës i referohen si boshnjak

Sport July 01, 2020 - 18:36
Lajmet e fundit nga sporti

Mediumi italian “Sempremilan.com” ia ka huqur shtetësinë reprezentuesit të Kosovës, Milot Rashica, shkruan “Zeri.info”.

Në një shkrim ku bëhej fjalë për interesimin e Milanit për sulmuesin e Werder Bremenit, ky medium i është referuar Rashicës si boshnjak.

Image

“Gianluca Di Marzio raportoi se Ralf Rangnick e ka vendosur Milot Rashicën e Werder Bremnit në listën e dëshirave të tij te Milani, por boshnjaku dhe bashkëlojtarët e tij siguran ndeshjet e barazhit në Bundesliga, që do të luajnë rol kyç në të ardhmen e anësorit”, shkruan “Sempremilan.com”.

Rashica ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bremenit, derisa Milani, Leipzigu, Hertha Berlini, Liverpooli, Wolverhamptoni, Aston Villa e Southamptoni janë duke shprehur interesim për të./Zëri