Milani në garë me dy klube gjermane për Milot Rashicën

Milani në garë me dy klube gjermane për Milot Rashicën

Sport July 01, 2020 - 18:29
Lajmet e fundit nga sporti

Milani do të ketë konkurrencë nga dy klube të Bundesligës në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Werder Bremenit, Milot Rashica, transmeton “Zeri.info”.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Ralf Rangnick e dëshiron reprezentuesin kosovar te Milani.

Sipas mediumit gjerman “DeichStube”, Leipzigu është ende klubi favorit për të nënshkruar me Rashicën, por edhe Hertha Berlinit ka hyrë në garë për të.

Werder Bremeni do të luajë në barazh kundër Heidenheimit për të mbetur në Bundesligë, derisa kjo mund ta përcaktojë edhe të ardhmen e tij.

Nëse Bremeni mbetet në Bundesligë, klauzola e tij do të jetë 38 milionë.

Ndërsa, nëse Bremeni bie në kategorinë e dytë gjermane, atëherë klauzola e tij do të jetë vetëm 15 milionë euro.

“Daily Mirror” raporton se edhe Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni dhe Southamptoni janë të interesuara për lojtarin./Zëri