Nga dhjetë ministra të sportit, shtatë prej tyre ishin nga LDK-ja, arsyen e zbulon Vlora Dumoshi

Nga dhjetë ministra të sportit, shtatë prej tyre ishin nga LDK-ja, arsyen e zbulon Vlora Dumoshi

Sport June 01, 2020 - 17:42

Nga dhjetë ministra të sportit që ka pasur Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport deri më tani, dhjetë prej tyre kanë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti, postin e të parit të MKRS-së e mban Vlora Dumoshi, e cila gjithashtu vjen nga LDK-ja, raporton "Zeri.info".

Në një intervistë në RTK, Dumoshi ka zbuluar se ky dikaster është tejet i rëndësishëm për programin e LDK-së.

Image

"Sigurisht, MKRS-ja është bazament i shoqërisë, pasi aty është kultura, rinia dhe sporti, kështu që është shumë e rëndësishme për programin tonë", u shpreh Dumoshi, përcjell "Zeri.info".

"Si LDK, ne kemi qenë insistues që kjo ministri të mos ndahet, siç është paraparë, dhe e shohim shumë të rëndësishme", tregoi ajo.

"Mundohemi ta japim kontributin maksimal në këto tri sfera", shtoi Vlora Dumoshi. /Zeri.info