Familja Rashica e shijoi fundjavën në një park të Bremenit

Familja Rashica e shijoi fundjavën në një park të Bremenit

Sport June 01, 2020 - 17:31

Milot Rashica e ka shijuar fundjavën në shëtitje me familjen e tij në një park të Bremenit.

Ylli i Kosovës regjistroi fitore me Werder Bremenin të shtunën kundër Schalkes me rezultat, 0:1, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, të dielën, e kishte të lirë të shëtiste së bashku me gruan e tij Belkizen, djalin Tianin dhe dy prindërit e tij.

Babai i Milotit, Nexhmedin Rashica ka publikuar disa fotografi nga shëtitja e familjes Rashica në një park të Bremenit.

"Vikend në parkun e Bremenit", ka shkruar Nexhmedin Rashica në rrjetin social "Facebook". /Zeri.info