Agjenti: Mund t'ju them se Vedat Muriqin e duan disa klube në Itali, Spanjë dhe Angli

Agjenti: Mund t'ju them se Vedat Muriqin e duan disa klube në Itali, Spanjë dhe Angli

Sport June 01, 2020 - 17:25

Agjenti i Vedat Muriqit, Haul Canatar ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Fenerbahçes.

Kohëve të fundit është raportuar se sulmuesi i Kosovës është duke u kërkuar me ngulm nga Tottenhami dhe Lazio, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, Canatar ka thënë se Muriqi është në qendër të vëmendjes të disa klubeve.

"Ekziston një kontratë mes Muriqit dhe Fenerbahçes deri në vitin 2023, kështu që klubi e ka të drejtën e vendimit për të ardhmen e futbollistit", u shpreh fillimisht Canatar.

"Mund t'ju them se ka disa klube nga Italia, Spanja dhe Anglia që komunikojnë me mua për Vedatin. Por, tani për tani, ai është i lumtur në Turqi", tregoi ai.

Ndryshe, në fundjavë, mediat italiane raportuan se Lazio dëshiron ta shes sulmuesin 31-vjeçar, Caicedo për ta blerë Muriqin për 20 milionë euro. /Zeri.info