FC Prishtina - Drenica dhe Ballkani - Feronikeli, caktohen gjyqtarët e dy ndeshjeve të Kupës së Kosovës

FC Prishtina - Drenica dhe Ballkani - Feronikeli, caktohen gjyqtarët e dy ndeshjeve të Kupës së Kosovës

Sport June 01, 2020 - 17:01

Pas një pauze prej më shumë se dy muaj, futbolli i Kosovës do të rikthehet këtë javë, fillimisht me dy ndeshjet gjysmëfinale të kupës.

Nesër, FC Prishtina e pret Drenicën në stadiumin "Fadil Vokrri", derisa të mërkurën, Ballkani është nikoqir i Feronikelit, raporton "Zeri.info".

Tashmë, Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët që do t'i drejtojnë këto dy ndeshje.

Në ndeshjen e nesërme në "Fadil Vokrri" mes FC Prishtinës dhe Drenicës, gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza me ndihmësit e tij, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Nga ana tjetër, në sfidën e së mërkurës në Suharekë, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, me ndihmësit e tij, Zeqiri dhe Sekiraqa, kurse Bardh Ajeti do të jetë gjyqtar i katërt. /Zeri.info

Image