Ibrahimovic rikthehet këtë javë në Milano

Ibrahimovic rikthehet këtë javë në Milano

Sport June 01, 2020 - 16:57

Milani është duke e pritur rikthimin e Zlatan Ibrahimovic këtë javë për ta qartësuar shkallën e lëndimit të tij.

Sulmuesi sudez lëndoi këmbën e tij në stërvitje javën e kaluar, derisa ai u rikthye në Suedi për ekzaminime mjekësore, shkruan "Zeri.info".

Milani e ka konfirmuar se 38-vjeçari ka pësuar një lëndim muskulor dhe të martën e kaluar, e ka aranzhuar një test pas dhjetë ditësh.

"Tuttosport" raporton se Ibrahimovic do të rikthehet në Milano në ditët e ardhshme, para se të përcaktohet shkalla e lëndimit të tij.

Ibrahimovic nuk pritet të rikuperohet me kohë për ndeshjen kthyese ndaj Juventusit në Kupën e Italisë. /Zeri.info