Dy klube të Superligës turke vihen pas Arb Manajt

Dy klube të Superligës turke vihen pas Arb Manajt

Sport June 01, 2020 - 16:04

Derisa Superliga e Turqisë në futboll nis më 12 qershor, klubet turke kanë nisur punën për afatin kalimtar veror, i cili do të hapet së shpejti.

"Medyaege" raporton se dy klubet elitare turke, Goztepe dhe Denizlispor janë në garë për transferimin e sulmuesit të Trepçës'89, Arb Manaj, shkruan "Zeri.info".

Dy klubet në fjalë duan të bëjnë ndryshime në skuadër për edicionin e ardhshëm dhe Manaj është në listën e tyre të dëshirave.

Manaj luan te Trepça'89 në Superligën e Kosovës dhe ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij, sidomos këtë edicion.

Image

Futbollisti klinas ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 20 ndeshje kampionale.

Sipas mediumit turk, Manaj është sulmuesi më i mirë në Kosovë pas yllit prizrenas, Vedat Muriqi.

Si Goztepe ashtu edhe Denizlispor kanë pasur probleme me repartin ofanziv këtë edicion, andaj Manaj shihet si zgjidhje ideale. /Zeri.info