Zyrtare: Manchester Unitedi zgjat huazimin e Ighalos deri në janar

Zyrtare: Manchester Unitedi zgjat huazimin e Ighalos deri në janar

Sport June 01, 2020 - 15:45
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Shanghai Shenhuan për ta zgjatur huazimin e Odion Ighalos deri më 31 janar të vitit 2021, transmeton “Zeri.info”.

Ighalo iu bashkua “Djajve të Kuq” gjatë janarit dhe shënoi katër gola në tetë paraqitje në të gjitha garat para se të pezullohet Premierliga për shkak të pandemisë COVID-19.

Huazimi i sulmuesit fillimisht ishte paraparë të zgjaste deri më 31 maj dhe trajneri i klubit anglez, Ole Gunnar Solskjaer, ka falënderuar Shanghain që e lejoi 30-vjeçarin më gjatë sesa që ishin pajtuar në fillim.

“Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm ndaj nesh, duke e lejuar atë të luajë për klubin e tij të ëndrrave”, u shpreh Solskjaeri.

“Ka qenë një ëndërr për të dhe shpresojmë që ai ta përfundojë atë që ka nisur dhe të fitojë një titull me ne”, shtoi ai. /Zëri