Drejtori sportiv i klubit shqiptar, i prekur me koronavirus

Drejtori sportiv i klubit shqiptar, i prekur me koronavirus

Sport June 01, 2020 - 14:03
Lajmet e fundit nga sporti

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 te Renova.

Pas 4 rasteve të publikuara gjatë ditës së djeshme, sot “infOSport.mk” mëson se pozitiv ka rezultuar edhe drejtori sportiv i skuadrës nga Xhepçishti, Fisnik Nuhiu.

Kujtojmë se përveç Nuhiut, pozitivë rezultuan edhe 3 futbollistë, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publikë, ndërsa pozitiv, siç mëson portali ynë, ka rezultuar edhe ekonomi i skuadrës.

E gjithë kjo situatë e krijuar te Renova ka bërë që e gjithë skuadra të vetizolohet.

Ndërsa personat e infektuar së shpejti pritet që t'u nënshtrohen edhe testeve të dyta.

Kujtojmë se edhe në radhët e skuadrës tjetër shqiptare, Shkëndija, ka dy të infektuar.