Kritikat dhe akuzat drejt FFK-së për ndihmat ndaj klubeve para festës së Fitër Bajramit, reagon Eroll Salihu

Kritikat dhe akuzat drejt FFK-së për ndihmat ndaj klubeve para festës së Fitër Bajramit, reagon Eroll Salihu

Sport May 26, 2020 - 17:55

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur edhe njëherë t'i ndihmojë klubet e Superligës së Kosovës.

Kësaj radhe, shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ndihmoi klubet elitare kosovare me mjete financiare pak para festës së Fitër Bajramit, raporton "Zeri.info".

Klubet e Superligës së Kosovës përfituan nga 15 mijë euro si ndihmë nga FFK-ja.

Po ashtu, FFK ka pajisur klubet edhe me të gjitha pajisjet dhe preparatet dezinfektuese, duke përfshirë këtu edhe tabelat dezinfektuese që do të jenë në çdo stadium para ndeshjes.

Image

Përkundër kësaj, ka pasur sërish kritika dhe akuza në drejtim të krerëve të FFK-së, derisa i pari i Trepçës'89, Abedin Zeka tha se këto ndihma nuk janë as për 'vitra' duke iu referuar fondeve milionëshe të UEFA-s drejt FFK-së.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka konfirmuar se klubet elitare janë ndihmuar pak para festës së Fitër Bajramit.

"Po, i kemi ndarë nga 15 mijë euro për çdo klub, jemi federata e parë në regjion që e kemi bërë këtë", u shpreh Salihu për "Zeri.info".

Image

Duke folur për kritikat dhe akuzat në drejtim të FFK-së nga disa klube, Salihu thotë se nuk e ka 'borxh' t'i komentojë ato.

"Sa i përket akuzave dhe kritikave, nuk do të doja t'i komentoja pasi nuk e kemi me borxh këtë. Ndihmat janë dhënë me qëllimet më të mira të mundshme, kështu që nuk ia vlen të komentohet. Nuk më duket e moralshme të qohen 'vitra'. Dikush po thotë kemi para të mbajmë klubin, por po kërkojnë para", shtoi Salihu. /Zeri.info