Zyrtare: Federata e futbollit mbyll edicionin në Superligën e femrave

Zyrtare: Federata e futbollit mbyll edicionin në Superligën e femrave

Sport May 25, 2020 - 16:15

Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë me dije se Superliga e femrave në futboll ka mbyllur edicionin aktual.

Superliga e femrave të futbollit anglez dhe Bordi i Kampionatit të femrave kanë konfirmuar sot vendimin për t'i dhënë fund edicionit aktual me efekt të menjëhershëm, shkruan Zëri.info.

Për shkak të pandemisë COVID-19, palët janë pajtuar me klubet se mënyra më e mirë është që ta mbyllin këtë edicion.

Gjithashtu, është bërë e ditur se klubet dhe futbollistet do ta kenë mbështetjen e duhur në këtë periudhë. /Zëri.info