Theu karantinën dhe shkoi të pinte birra, legjendën e futbollit anglez e lë bashkëshortja
Sport
May 04, 2020 - 23:35
Paul Gascoigne nuk e ka ndërmend të ndryshojë karakterin ani pse është në një moshë mjaft të vjetër tani.
Ish-futbollisti i Lazios dhe Tottenhamit ka thyer rregullat e karantinës për një arsye absurde, shkruan Zëri.info.
Legjenda angleze e futbollit ishte duke qëndruar në shtëpi me partneren e tij, Uendi.

Por, më pas, Paul vendosi të dilte jashtë dhe shkoi të pinte birra me disa nga shoktë e tij.
Por, kjo i kushtoi shumë 52-vjeçaruit pasi bashkëshortja e tij, Uendi, vendosi të ndahej me të.
Ajo e konsideron këtë si jo-korrekte nga burri i saj, andaj ka vendosur të mos e falë ish-futbollistin. /Zëri.info