Ibrahimovic stërvitet me klubin suedez ku zotëron 25% të aksioneve

Ibrahimovic stërvitet me klubin suedez ku zotëron 25% të aksioneve

Sport April 09, 2020 - 19:57
Lajmet e fundit nga sporti

Zlatan Ibrahimovic ende është pjesë e Milanit, por ai është në vendlindje, në Suedi, derisa Serie A është pezulluar për shkak të koronavirusit, transmeton zeri.info

Për të mbajtur veten në formë, ai është duke u stërvitur me Hammarbyn, klub në të cilin zotëron 25% të aksioneve.

Gjatë seancës së sotme stërvitore ish-reprezentuesi i Suedisë ishte në fushë dhe mori pjesë në ndeshje me grupe të vogla.

Ai dukej në formë të mirë, shkruajnë mediet suedeze./Zëri