E duan në Angli, Lazio përgatit ofertën e re për Thomas Strakoshën

E duan në Angli, Lazio përgatit ofertën e re për Thomas Strakoshën

Sport April 09, 2020 - 19:20
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është njëri prej lojtarëve kyç të Lazios në vitet e fundit, transmeton zeri.info

Klubi italian nuk dëshiron ta humbasë reprezentuesin shqiptar dhe është duke menduar të bëjë një ofertë të re për rinovimin e kontratës.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se Lazio është e gatshmë t’i orfojë portierit një pagë prej 2 milionë eurosh, apo 800,000 euro më shumë sesa që kishte ofruar më herët.

Tottenhami dhe Leicester City kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin./Zëri