E thotë Rivaldo: Ky futbollist i duhet tash Barcelonës

E thotë Rivaldo: Ky futbollist i duhet tash Barcelonës

Sport March 26, 2020 - 21:40
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka shprehur sërish dëshirën e tij që Neymari të rikthehet në “Camp Nou”, transmeton zeri.info

“Jam duke e thënë prej kohësh që besoj në Neymarin. Ndoshta largimi nga Barcelona ishte një gabim për brazilianin, por nëse ekziston ndonjë shans për ta kthyer për më pak se 222 milionët euro që mori Barça, klubi duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi”, ka thënë Rivaldo.

“Në moshën 28-vjeçare, ai ende ka edhe shumë futboll për të luajtur. Ai do të ishte një nënshkrim i madh për Barçën sepse ata do ta merrnin dikë që e njeh klubin dhe që ka personalitet për ta bërë dallimin në ndeshje”, shtoi ai./Zëri