Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet
Sport
April 28, 2024 - 16:00
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani nuk ka arritur ta thyejë mbrojtjen e Gjilanit në pjesën e parë, teksa rezultati atje vijon të jetë 0:0.
E në epërsi minimale 0:1 është Llapi që po avancon ndaj Prishtinës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Muhamet Hyseni.
Me rezultat 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini-Drita, me gjilanasit që po avancojnë.
Ishte Viktor Hugo i cili shënoi në portën e vet gabimisht.