Lazio mban hapin me Juventusin, triumfon ndaj Genoas

Lazio mban hapin me Juventusin, triumfon ndaj Genoas

Sport February 23, 2020 - 14:24
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio ka shënuar fitore në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 25-të të ligës italiane, shkruan zeri.info

Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 3:2.

Lexo edhe Edhe një tjetër ndeshje shtyhet në Serie A për shkak të koronavirusit
Sport February 23, 2020

Golin e parë mysafirët e gjetën qysh në minutën e dytë të takimit me anë të Adam Marusicit.

Ciro Immobile i çoi shifrat në 2:0 për ekipin e tij në minutën e 51-të.

Francesco Cassata (57’) e ngushtoi epërsinë e Lazios në 2:1.

Por, Danilo Cataldi realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 3:1 në minutën e 71-të.

Ndërsa, golin e fundit Genoa e shënoi nga penalltia përmes Domenico Criscitos në minutën e 91-të.

Me këtë fitore Lazio tash ka 59 pikë në vendin e dytë, një më pak sesa Juventusi që kryeson tabelën.

Ndërkohë, Genoa mbetet në vendin e tetëmbëdhjetë me 22 pikë të grumbulluara./Zëri