Edhe një tjetër ndeshje shtyhet në Serie A për shkak të koronavirusit

Edhe një tjetër ndeshje shtyhet në Serie A për shkak të koronavirusit

Sport February 23, 2020 - 13:19
Lajmet e fundit nga sporti

Pas ndeshjeve Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria edhe takimi mes Torinos dhe Parmas është shtyrë për shkak të koronavirusit, transmeton zeri.info

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi të shtunën se do të anulonte të gjitha evenimentet sportive të parapara të dielën në regjionet e Venetës dhe Lombardisë.

Në kategoritë më të ulëta janë anuluar mbi 40 ndeshje.

Ndeshja mes Torinos dhe Parmas ishte paraparë të zhvillohej në orën 15:00.

Paniku i koronaviruesit ka kapluar Italinë, derisa 2 persona kanë ndërruar jetë për shkak të kësaj sëmundje./Zëri