E çuditshme, tifozët mbesin të tronditur derisa Fury lëpiu gjakun e Wilderit gjatë meçit

E çuditshme, tifozët mbesin të tronditur derisa Fury lëpiu gjakun e Wilderit gjatë meçit

Sport February 23, 2020 - 09:25

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info

Britaniku shkatërroi rivalin e tij në një mënyrë që pakkush e kishte pritur pas barazimit në meçin e parë mes tyre në vitin 2018.

Fitorja e Furyt erdhi me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës.

Ndërkohë, gjatë meçit Wilder u përgjak në vesh dhe në gojë.

Përveç paraqitjes fantastike të Furyt, tifozëve iu ka rënë në sy edhe një episod mjaft i çuditshëm gjatë meçit.

Gjatë meçit, Fury është parë duke lëpirë gjakun e Wilderit, veprim i cili ka tronditur tifozët./Zëri