A do të ketë një tjetër meç ndaj Wilderit? Flet Fury

A do të ketë një tjetër meç ndaj Wilderit? Flet Fury

Sport February 23, 2020 - 08:41
Lajmet e fundit nga sporti

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info

Fury fitoi me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin në raundin e shtatë.

Boksieri britanik ka thënë se pret që të ketë edhe një meç të tretë me amerikanin.

“Unë pres që ai të kërkojë meçin e tretë. Unë e di se ai është një luftëtar dhe do të jem në pritje”, ka thënë Fury.

Ai gjithashtu është shprehur se iu kishte thënë të gjithëve që do të rikthehen në fron.

“Unë iu kam thënë të gjithëve me dy palë veshë që ‘Gipsy King’ do të rikthehej në fron”, u shpreh britaniku.

“Unë jam një shkatërrues. Unë jam një njeri i fjalës. I thashë Wilderit, ekipit të tij, botës. Ne u stërvitëm për një nokaut”, shtoi ai./Zëri