Llapi barazon, Batatina vjen me deklaratë interesante

Llapi barazon, Batatina vjen me deklaratë interesante

Sport February 16, 2020 - 18:26
Trajneri llapjan Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij ishte më e mirë, por fusha i pengoi në realizimin e objketivit

Llapi nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në fushën e Dukagjinit në Klinë duke luajtur pa gola 0:0, shkruan Zëri.info.

Trajneri llapjan Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij ishte më e mirë, por fusha i pengoi në realizimin e objketivit.

“Kishim përgatitur ndeshjen që ta mbyllnim brenda 45 minutave të parë. Krijuam shumë raste shënimi në pjesën e parë dhe në bazë të asaj që u pa në fushë rezultati duhej të ishte 4:0 në favorin tonë. Megjithatë edhe fusha na i vështirësoi punët, pasi që në këtë terren është e pamundshme të luash futboll. Sidoqoftë ne do të përgatitemi për ndeshjet e radhës, pasi që ka ende shumë ndeshje për tu luajtur”, ka thënë Batatina për supersport, i cili beson se pas këtij barazimi skuadra do të arrijë pozitën e dytë dhe të dalë në Evropë. /Zëri.info